Thaçi thotë se deputet serb po sulmohen

Thaçi thotë se deputet serb po sulmohen

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një tryezë të organizuar sot në Prishtinë nga KDI, ka kritikuar ashpër siç ka thënë sulmet që po bëhen ndaj deputetëve serb në Kosovë.

Ai ka thënë se këto sulme që janë duke u bërë janë racizëm dhe nuk po kontribuojnë aspak në të mirën e vendit.

“Sulmet ndaj deputeteve serb janë racizëm dhe nuk e qojnë përpara vendin tonë sepse nuk po tregohet heroizëm e as patriotizëm”, ka thënë ai.

“Në anën tjetër derisa sulmohet Lista Serbe ata janë vonuar 2 – 3 orë por kjo s’ka lidhje sepse ne qeverinë e kaluar u vonuan 24 orë. Asociacioni duhet të themelohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Thaçi.