Thaçi takon ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë – tregon çfarë biseduan

Thaçi takon ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë – tregon çfarë biseduan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan.

Thaçi ka thënë se Kandaja është mbështetëse e fortë e Kosovës në NATO.

“Takim shumë i mirë me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë . Kanadaja është një mbështetës i fortë i Kosovës në NATO. Shikojmë përpara në të ardhmën e afërt, kur forca jonë e sigurisë do jetë e aftë për të shërbyer së bashku me ushtarët kanadezë për paqen në botë”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Insajderi.com