Thaçi: Sulmi ndaj Zogajt është i papranueshëm

16.08.2017 19:28
Thaçi: Sulmi ndaj Zogajt është i papranueshëm

Pas Qeverisë së Kosovës, sulmin ndaj drejtorit të burgjeve, Sokol Zogajt, e ka dënuar edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se sulmi ndaj Zogajt është i papranueshëm dhe i drejtuar kundër shtetit.

“Sulmi ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, është i papranushëm, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës dhe përpjekjeve tona për forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Thaci.

“Ftoj policinë e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që të ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të gjejnë autorët e këtij krimi. Drejtorit Zogaj i uroj shërim sa më të shpejtë.”

Zogaj është sulmuar të mërkurën në mëngjes nga dy persona ende të paidentifikuar. Në një intervistë për Insajderin, ai ka thënë se sulmi është motivuar nga lufta e tij ndaj parregullsive në burgjet e Kosovës./Insajderi.com