Thaçi: Shumë shpejt do ta procedojë transformimin e FSK-së

Thaçi: Shumë shpejt do ta procedojë transformimin e FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta procedojë ndryshimin e Ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Sipas tij, ai si komandant suprem i FSK-së, dhe në bazë të kompetencave të tij, ia jep këtë të drejtë.

“Në ditët në vijim, shumë shpejt, brenda kompetencave të mia, do të ndërmarrë të gjitha masat që të nis procedurat për ndryshimin e ligjit për transformimin e FSK-së”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij në 19-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

“Në këtë drejtim, ai ka thënë se FSK do të ketë një mision që të mbrojë territorin, qytetarët dhe të kontribuojë në paqen globale.

“Detyrat që do t’i marrë FSK me ndryshimin e ligjit, ajo do të jetë një ushtri moderne. Ky ndryshim është krejtësisht kushtetues”, ka shtuar ai./Insajderi.com