Thaçi: SHBA-të dhe NATO e mbështesin transformimin e FSK-së

Thaçi: SHBA-të dhe NATO e mbështesin transformimin e FSK-së

Presidenti Hashim Thaçi thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO mbështesin shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Thaçi ka thënë se ky proces do të përmbyllur 100 për qind në koordinim më SHBA-të. Ndërsa ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare e ka obligim ta bindë Beogradin, që të mos interferojë në çështje të brendshme të Kosovës.

“E them me përgjegjësi të plotë, 100 për qind dhe duhet të jem shumë i hapur dhe drejtpërdrejt dhe t’i siguroj dhe garantoj qytetarët e Kosovës që edhe SHBA-të edhe NATO e mbështesin transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, në Forca të Armatosura të Kosovës. Gjithashtu ky proces do të përmbyllet jo duke u konfrontuar por në koordinim 100 për qind me SHBA-të dhe NATO-n. Bashkësia Ndërkombëtare ka obligim me bind Beogradin që të mos interferoj në çështjet e brendshme të Kosovës”, tha Thaçi në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë reaguar kundër propozimit të Thaçit për të transformuar FSK-në. /Insajderi.com