Thaçi: Serbia nuk duhet të jetë pengesë në çështjen e të pagjeturve

Thaçi: Serbia nuk duhet të jetë pengesë në çështjen e të pagjeturve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia nuk duhet të jetë pengesë e çështjes së të pagjeturve por të jetë pjesë e zgjedhjes.

Këto komente i bëri në takimin e mbajtur me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj me të cilin ka biseduar rreth angazhimit për të mbyllur kapitullin me personat e pagjetur dhe për hapat që do të ndërmarrë, thuhet në komunikatën për medie.

“Çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe politika në Serbi, duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së saj e jo pengesë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa Gjetaj e informoi presidentin Thaçi se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre. /Insajderi.com