Thaçi: Rezoluta për Haradinajn nuk kërkon ndërprerjen e dialogut, vetëm shqyrtimin e tij

Thaçi: Rezoluta për Haradinajn nuk kërkon ndërprerjen e dialogut, vetëm shqyrtimin e tij

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk do të ndërprehet, dhe se rezoluta e Kuvendit për lirimin e Ramush  Haradinajt nuk ka kërkuar ndërprerjen e plotë të tij, por vetëm shqyrtimin e dialogut.

“Haradinaj është padrejtësisht në Francë, për shkaka të fletë arrestit nga koha e Millosheviqit, por është në interes të përgjithshëm që të mos mbahemi peng i së kaluarës. Haradinaj ka dal dy herë i pafajshëm nga Haga për krime lufte”, tha ai.

Thaçi deklaroi dialogu nuk ka alternative tjetër, pasi që “vetëm përmes dialogut mund të arrijmë mirëkuptimin e shtetit të Kosovës e Serbisë”. /Insjaderi.com