Thaçi: Rekomandimi për vizat tashmë është çështje orësh

Thaçi: Rekomandimi për vizat tashmë është çështje orësh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se tashmë është vetëm çështje orësh deri kur Kosova të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Procesi për liberalizimin e vizave më nuk është duke i numëruar javët apo ditët, por tani është duke i numëruar orët”, ka thënë Thaçi pas një takimi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kjo është një histori e re për Kosovën dhe lajm i mire, ka shtuar presidenti.

Edhe mediat e rëndësishme ndërkombëtare si Retuers e Financial Times kanë raportuar se brenda kësaj jave Komisioni Evropian pritet të jap rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës./Insajderi.com