Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez

Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetarët e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me të sa ishte kryeministër, ministër i Jashtëm, dhe tash president.

Ai theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë për të mbështetur përparimin e gjithëmbarshëm të Republikës së Kosovës./Insajderi.com