Thaçi pritet nga kryetari i komuniteti kosovar në Halifax të Kanadasë

Thaçi pritet nga kryetari i komuniteti kosovar në Halifax të Kanadasë

Presidenti i Kosovës i cili është duke qëndruar në Kanada ka takuar komunitetin kosovarë në Halifax.

Ardian Hasanaj kryetar i komunitetit shqiptar në Halifax ka pritur presidentin Thaçi duke i uruar mirëseardhje dhe duke i treguar për jetën e shqiptarëve në Kanada.

“Edhe pse jetojmë në një shtet të largët sa do pak se bashku mundohemi t’i ruajmë traditat kombëtare në një shkollë që e kemi që përmes saj mundohemi ta ruaj dhe ta zhvillojmë traditën”, ka thënë Hasanaj.

Ndër tjerash Hasanaj është shprehur se “shpresoj që të ketë shumë më shpesh vizita të tjera nga Kosova”, shkruan Insajderi.

Ndërsa presidenti Thaçi ka thënë se komuniteti kosovar në Halifax të Kanadasë janë pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë.

“Komuniteti i mrekullueshëm kosovar në Halifax të Kanadasë, më nderoi me një pritje të veçantë. Ata tashmë janë pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë. Secili prej tyre kontribuon përditë në jetën shoqërore, derisa si komunitet me krenari përfaqësojnë dhe përkrahin kudo që mundën kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Thaçi.