Thaçi: Pres me padurim takimin me Trumpin për ta diskutuar të ardhmen e Kosovës

Thaçi: Pres me padurim takimin me Trumpin për ta diskutuar të ardhmen e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se pret të takohet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Pres me padurim të takohem me Trumpin që do të jetë mundësi e shkëlqyer për Kosovën e rajonin”, është shprehur Thaçi në një intervistë në Vizion Plus.

“Jam shumë mirënjohës administratës së Trumpit që na kanë dhënë mundësinë për diskutimin rreth marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi,” është shprehur Thaçi.

Presidenti Thaçi ka ritheksuar se Kosova është me fat që nga SHBA-të ka pasur gjithmonë mbështetje unike.