Thaçi: Unë prapë do t’i fitoja zgjedhjet presidenciale

Thaçi: Unë prapë do t’i fitoja zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, është shprehur i bindur në vetveten duke thënë se edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëse do të zgjidhej me votën e qytetarëve prapë do t’i fitoja.

“Jam i sigurt se nëse zgjedhjet e ardhshme presidenciale do zgjedhshin nga qytetarët përsëri do t’i fitoja”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka falënderuar opozitën për mbështetjen e projektligjit për ushtrinë  në mënyrë unanime.

“Unë falënderoj opozitën për mbështetjen unanime të krijimit të ushtrisë. Të gjithë jemi vonuar për krijimin e ushtrisë, kjo çështje nuk është e individit por e gjithë personave të zgjedhur. Unë i ftojë të jemi të bashkuar për krijimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com