Thaçi: Po humbim mbështetjen e ndërkombëtarëve

01.09.2016 17:01
Thaçi: Po humbim mbështetjen e ndërkombëtarëve

Pas tërheqjes së Demarkacionit nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se zvarritjet që po ndodhin po humbet mbështetja e  ndërkombëtarëve.

“Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore”.

Thaci përmes Facebook ka thënë se hezitimi i deputetëve për të votuar marrëveshjet po rrezikon interesat shtetërore, siç janë liberalizimi i vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.

“Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë”. /Insajderi.com