Thaçi: Pavarësia e Kosovës, domosdoshmëri historike

Thaçi: Pavarësia e Kosovës, domosdoshmëri historike

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e përvjetorit të tetë pavarësisë.

Këtë urim ai e ka bërë nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se pavarësia e Kosovës ka qenë domosdoshmëri historike dhe model për gjithë rajonin, raporton Insajderi

“Këto tetë vite të shtetit tonë dëshmojnë se projekti i suksesshëm i Kosovës si shtet sovran e i pavarur, përveçse ishte një domosdoshmëri historike që mundësoi vënien në vend të një padrejtësie shekullore , është edhe një model për gjithë rajonin për sa i përket fqinjësisë së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave si dhe harmonisë fetare”, ka shkruar Thaçi/Insajderi.com

Thaçi po ashtu ka thënë se e kaluara e Kosovës është provë se Kosova do të kalojë edhe krizat të reja me të cilat do të përballet.

“Shteti ynë i ri ka ende shumë sfida të trashëguara e të reja për të përballur, por historia që kemi lënë pas na tregon se kemi kapërcyer vështirësi edhe më të mëdha se këto, prandaj una jam i bindur se të bashkuar ne do ia dalim që ta bëjmë Kosovën një vend me demokraci dhe ekonomi të zhvilluar, anëtare të denjë të komunitetit Euro-Atlantik”./Insajderi.com