Thaçi: Opozita kërcënoi se do të hynte në qeveri por u larguan si qyqana

Thaçi: Opozita kërcënoi se do të hynte në qeveri por u larguan si qyqana

Hashim Thaçi ka thënë se opozita e ka kërcënuar ekzekutivin me hyrje me dhunë në objektin e Qeverisë, por sipas tij kjo nuk ndodhi pasi opozita janë frikacak.

“Në të njëjtën kohë dua të potencoj se ata na kishin dërguar edhe porosi se do ju vijmë në Qeveri, por nuk erdhën. Ata u larguan si qyqana”, tha Thaçi në konferencën për media, të mbajtur menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës.

Thaçi tha se opozita po kërkon zgjedhje por edhe sikur ato të mbaheshin përsëri fitues do të dalë partia e tij.

“Opozita përsëri do të jenë humbës. Mund të mbajnë fjalime të zjarrta, shpifëse, mllefosëse, por dua të them edhe një fakt që e përmendi edhe kryeministri: si koalicion i kemi mbi gjysmë milioni votues. Natyrisht se nuk do t’i ftojmë për të mbrojtur republikën, sepse ata duke u distancuar janë duke e mbrojtur atë”, ka theksuar Thaçi.

Menjëherë pas konferencës së dy partnerëve në koalicionin qeverisës, Hashim Thaçi e Isa Mustafa në Qeveri, ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një reagimi, AAK deklarimet e Mustafës e Thaçit i kanë quajtur si kërcënime e fyese. Ndërsa, kanë vlerësuar se ky reagim i dy liderëve në pushtet, paraqet gjendjen jo stabile dhe alarmante të pushtit