Thaçi: Nuk kemi vendosur ende për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Thaçi: Nuk kemi vendosur ende për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se autoritetet kosovare nuk kanë vendosur ende nëse do të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë apo jo.

Në një intervistë për emisionin “Slobodni srpski” në Radio Kosova presidenti Thaçi deklaroi se shteti i Kosovës e respekton vullnetin e serbëve të Kosovës, megjithatë nuk është marrë ende një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë, shkruan B92.

“Ne do të veprojmë me përgjegjësi në këtë drejtim. Ne e kuptojmë vullnetin e qytetarëve për shtetësi të dyfishtë. Njëherësh e respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona. E respektojmë edhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës të kombësisë serbe, por do të vendosim në kohën e duhur dhe në përputhje me rrethanat”, u shpreh Thaçi.

Zjgedhjet presidenciale të Serbisë do të mbahen më 2 prill të këtij viti. /Insajderi.com