Thaçi nuk i ka të sigurta votat e Listës Serbe

21.02.2016 14:44
Thaçi nuk i ka të sigurta votat e Listës Serbe

Slavko Simiq, shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, ka deklaruar për Gazetën Zëri se ende nuk kanë vendosur lidhur me votimin për president.

Ka thënë se ende nuk kanë marrëveshje me askënd për ti dhënë mbështetje Thaçit për president të Republikës.

Simiq thotë se marrëveshja e koalicionit PDK-LDK nuk përfshin edhe mbështetjën për të zgjedhur presidentin.

“Askund nuk përmendet zgjedhja e Presidentit të Kosovës si pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj partnerëve të koalicionit që ta mbështesim ndonjë kandidat”, ka thënë Simiq.