Thaçi nuk e pret presidentin shqiptar, nderon vetë Zahir Pajazitin e Ibrahim Rugovën

Thaçi nuk e pret presidentin shqiptar, nderon vetë Zahir Pajazitin e Ibrahim Rugovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Këtë aktivitet e kishte të paraparë në agjendën e tij për ditën e sotme.

Megjithatë, pak minuta më vonë, me gardën ceremoniale ai pret presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Thaçi zgjodhi që nderimet të ish-presidenti Rugova t’i kryejë para ardhjes së presidentit shqiptar.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe për homazhe te shtatorja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në sheshin që mban emrin e tij. Të paktën kështu është paralajmëruar në agjendën e tij për sot.

Kurse një aktivitet i përbashkëti i të dy presidentëve është paralajmëruar të ndodh pas orës 11:00 në Gjilan.

Të dy presidentët atje do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi./Insajderi.com