Thaçi: Njerëzit nën hetime, jashtë institucioneve dhe listave zgjedhore

Thaçi: Njerëzit nën hetime, jashtë institucioneve dhe listave zgjedhore

Institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë poste për njerëz nën hetime, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Njerëzit nën hetime të mos lejohen, jo vetëm të marrin poste publike, por as të përfshihen në listat zgjedhore”, ka deklaruar Thaçi.

Këto komente ai i bëri në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë”.

“Synojmë që në Kosovë të kemi parti politike gjithëpërfshirëse e transparente”, shtoi ai.