Thaçi niset në ShBA për Lutjet e Mëngjesit

Thaçi niset në ShBA për Lutjet e Mëngjesit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, në Uashington.

I pari i vendit ka pranuar ftesën disa javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga Shtëpia e Bardhë.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.