Hashim Thaçi në stilin e Thierry Henry

Hashim Thaçi në stilin e Thierry Henry

Një nga golat më të bukur të futbollistit francez të Arsenalit, Thierry Henry pa dyshim është ai i shënuar kundër Manchester United. Në të njëjtën mënyrë ka provuar të shënoi edhe presidenti i Kosovës, në një fushë të vogël të futbollit vetëm se është shumë më afër se futbollisti francez, shkruan Insjaderi.

Thaçi, ka publikuar një video në Facebook, ku shihet duke luajtur futboll me kolegë.

Videos, presidenti ia ka bashkangjitur një shkrim, ku thotë se është duke pritur finalen e madhe Liverpool-Real Madrid në Ligën e Kampionëve, dhe performimin në ceremoninë e hapjes nga këngëtarja kosovare, Dua Lipa.

“Në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga e jona Dua Lipa, duke shijuar çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca dhe miq të tjerë”, ka shkruar Thaçi, në Facebook.

Në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga e jona Dua Lipa, duke shijuar çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca dhe miq të tjerë. HTH

Posted by Hashim Thaçi on Wednesday, 23 May 2018

https://www.youtube.com/watch?v=8qy5iZh86e4