Thaçi: Në Preshevë nuk mund të shkoj pa lejen e Serbisë

17.03.2017 11:36
Thaçi: Në Preshevë nuk mund të shkoj pa lejen e Serbisë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se  ai nuk mund të shkojë në Luginën e Preshevës pasi që nuk lejohet nga Serbia.

“Unë nuk lejohem nga Serbia që të shkojë në Preshevë. Ne e mbështesim vullnetin e tyre kombëtarë dhe demokratikë dhe se unë jam në kontakt të vazhdueshëm me liderët të cilët marrin vendime në bazë të kapaciteteve që kanë”, ka thënë ai.

“Pjesa e Luginës janë më të diskriminuarit, por nuk besoj se kjo do të ndodhë edhe më tutje”, ka pohuar presidenti Thaçi

Këto komente Thaçi i ka bërë gjatë një ligjërate që është duke e mbajtur në Kolegjin UBT.