Thaçi ndjehet i trishtuar nga përmbytjet në Greqi

Thaçi ndjehet i trishtuar nga përmbytjet në Greqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën nga përmbysjet në Greqi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Thaçi ka shkruar se “ndjehet i trishtuar për humbjen e shumë personave nga përmbytjet në Greqi”.

“Ngushëllime për ata që humbën të dashurit”, fqinjët janë me ju, ka shkruar Thaçi, përcjell Insajderi.

15 persona kanë vdekur për shkak të rrëshqitjeve të tokës në tre zona të periferisë së Athinës pas shirave të rrëmbyeshëm.