Thaçi merr përkrahjen e grupit “6 Plus” për transformimin e FSK-së

Thaçi merr përkrahjen e grupit “6 Plus” për transformimin e FSK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me grupin “6 Plus”.

Thaçi është shprehur i lumtur që ka marrë përkrahjen e grupit “6 Plus” për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës”, është shprehur ai. /Insajderi.com