Thaçi mbështet Shkëndijën nga ‘San Siro’

Thaçi mbështet Shkëndijën nga ‘San Siro’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se do të jetë në stadiumin e “San Siro” në përkrahje të skuadrës së Shkëndija në përballjen e tyre me Milanin e vlefshme kjo ndeshje për tu kualifikuar në Evropa Ligë.

Thaçi iu ka uruar fitore lojtarëve dhe ekipit në këtë përballje të sotme.

“Sonte do të jem në stadiumin “San Siro” në përkrahje të ekipit “Shkëndija”, në përballjen e tyre me Milanin. Lojtarëve dhe stafit të ekipit dhe të gjithë simpatizantëve u uroj fitore në këtë përballje jo të lehtë.

“Suksesi i deritanishëm i Shkëndijës dhe i shumë ekipeve dhe sportistëve na bën krenar dhe na jep shpresë për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen”, ka shkruar Thaçi.