Thaçi: Kushtetuta e Kaçanikut, vendosmëri e popullit për Republikë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 26-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se kjo ditë reflekton vendosmërinë e popullit shqiptar për liri.

Thaçi: Kushtetuta e Kaçanikut, vendosmëri e popullit për Republikë

“Kur kujtojmë, pas 26 viteve, 7 shtatorin e vitit 1990, ditën kur deputetët e ish-Kuvendit të Kosovës e thanë fuqishëm edhe një herë, se Kosova nuk do ta durojë më diskriminimin, kujtojmë edhe unifikimin e plotë të popullit tonë për Kosovën Republikë”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kushtetuta e Kaçanikut si akt i rëndësishëm dhe guximi i delegatëve do të nderohen përjetësisht. Sot e kemi shtetin tonë. Ta forcojmë atë dhe ta integrojmë së bashku në familjen europiane!”, shkruan Thaçi./Insajderi.com