Thaçi kundër rishikimit të ligjit për Gjykatën Speciale

Thaçi kundër rishikimit të ligjit për Gjykatën Speciale

Kërkesa e organizatave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rishikimin e ligjit për Gjykatën Speciale nuk ka gjetur mbështetjen e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë Kosova tashmë ka kryer të gjitha obligimet ligjore për funksionalizmin e kësaj gjykate.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti Thaçi ka thënë se “nuk kemi asgjë për të fshehur dhe në kuadër të bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare kemi bërë edhe këta hapa konkretë”.

“Ne e kemi theksuar edhe më herët rëndësinë e themelimit të kësaj gjykate, por edhe padrejtësinë historike për themelimin e saj vetëm për shqiptarët. Sidoqoftë, institucionet e Kosovës kanë kryer obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore dhe i kemi dhënë mbështetje të plotë funksionimit të drejtësisë”, ka thënë Thaçi.

Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të rishikojnë ligjin për këtë gjykatë, duke thënë se ajo nuk duhet të jetë e njëanshme, në kuptimin që të këtë vetëm shqiptarë që të do të gjykohen./Insajderi.com