Thaçi kujton vendimin që mori për aksionin në veri ku vdiq Enver Zymberi

Thaçi kujton vendimin që mori për aksionin në veri ku vdiq Enver Zymberi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar vendimin që kishte marrë pesë vjet më parë si kryeministër, për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, aksion nga i cili vdiq edhe polici Enver Zymberi.

Thaçi tregon se atë vendim e kishte marrë me konsultimin paraprak të ndërkombëtarëve, raporton Insajderi.

“Gjatë këtij aksioni, ra heroikisht në krye të detyrës Heroi i Kosovës, Enver Zymberi. Falë këtij aksioni dhe sakrifice, pikat kufitare tani menaxhohen nga Policia dhe Dogana e Kosovës, dhe që nga ajo kohë kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit”, rrëfen Thaçi.

Ai krenohet me faktin se që nga ajo kohë, sipas tij, serbët e veriut kanë filluar të integrohen në instancat e Kosovës.

“25 korriku i vitit 2011 është dita e fillimit të integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës dhe njëherësh goditje ndaj ndikimit të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës”, tregon presidenti aktual i Kosovës.

“Nderim të përjetshëm për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi”, e mbyllë kujtimin e tij për atë vendim të marrë pesë vite më parë presidenti Hashim Thaçi. /Insajderi.com