Thaçi kujton Shaban Polluzhen

Thaçi kujton Shaban Polluzhen

Në ditën e 71 vjetorit të rënies së heroit Shaban Polluzha, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë sot homazhe tek varri i tij.

Thaçi në një postim në Facebook kujton se kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia parë e armatosur ndaj diktaturës komuniste, raporton Insajderi.com

‘’Shaban Polluzha me bashkëluftëtarët e tij u ngrit kundër qëndrimeve të regjimit komunist jugosllav, që shkeli premtimet dhe të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës duke vënë në zbatim administrimin ushtarak, përmes të cilit synohej shkatërrimi dhe likuidimi i forcave patriotike të Kosovës’’, shkruan Thaçi në Facebook./Insajderi.com