Thaçi kujton Marrëveshjen e Kumanovës, thotë se Kosova është faktor paqeje

Thaçi kujton Marrëveshjen e Kumanovës, thotë se Kosova është faktor paqeje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka kujtuar 19 vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë.

Thaçi ka thënë se bombardimet e pandërprera të NATO-s, 78 ditë me radhë, e dhanë rezultatin e tyre.

Sipas Thaçit, me ndihmën e shteteve mike, ne e rindërtuam vendin tonë të lirë dhe e bëmë të pavarur e Sovran.

Sttausi i tij i plotë:

“U bënë 19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë. Bombardimet e pandërprera të NATO-s, 78 ditë me radhë, e dhanë rezultatin e tyre. Ato parandaluan spastrimin etnik, katastrofën humanitare, përshkallëzimin e krizës në rajon dhe detyruan Serbinë t’i tërheqë forcat e saj policore, ushtarake dhe paramilitare nga Kosova. Lufta dhe terrori serb kishin zgjatur shumë, por më në fund edhe populli ynë po i kthehej jetës normale. Me ndihmën e shteteve mike, ne e rindërtuam vendin tonë të lirë dhe e bëmë të pavarur e sovran. Kosova tash është faktor paqeje në rajon dhe storie e suksesit”, ka shkruar Thaçi në facebook.