Thaçi: Krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë u bënë në Krushë të Madhe

Thaçi: Krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë u bënë në Krushë të Madhe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për përvjetorin e 18 të masakrës së Krushës së Madhe ka thënë se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të mëdha ndaj popullatës civile më 25,26 dhe 27 mars 1999.

“Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare ndodhi më 25, 26 dhe 27 mars 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999”, është shprehur presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se “inkurajoj sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë”. /Insajderi.com