Thaçi: Kosova kurrë nuk do të harroj mbështetjen e Kohlit

Thaçi: Kosova kurrë nuk do të harroj mbështetjen e Kohlit

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl, vdiq sot në moshën 87 vjeçare, presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka shprehur dhembjen duke thënë se Kosova kurrë nuk do ta harroj mbështetjen që ai kishte dhënë.

“Gjermania dhe gjithë bota humbën Helmut Kohl. Kosova kurrë nuk do të harroj mbështetjen e tij për lirinë tonë dhe zemrën e madhe që lutej për refugjatët tanë. Prehu në Paqe”, ka shkruar Thaçi./Insajderi.com