Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qysh para ardhjes në pushtet, në profilin e tij në Facebook, kishte nisur një nga format e marketingut të punës së tij rrugës për tu bërë kryeministër e më pas edhe kur erdhi në krye të Qeverisë shqiptare.
Rama ka 3 vite që publikon çdo ditë “Foton e Javës” me mbishkrimin në gjuhën angleze “Photo of the day”.
Kjo formë e publikimit kishte ngjallur interesim tek mediat në Shqipëri duke e vendosur Ramën çdo ditë në media, pasi në fotografinë e ditës ai vendoste dicka të jashtëzakonshme.
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fposts%2F10154446593446523%3A0&width=500″/]
Më së shumti kishte bërë famë fotografia e Ramës me katër prijësit fetar në Shqipëri, gjatë një marshimi në Francë, pas një sulmi në revistën satirike “Charlie Hedbo”.
Por teksa më vonë, Rama e ndërroi këtë formë të publikimit të fotografive, duke e ndërruar emrin në “Amarcord”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur publikimin e “Fotografisë së Ditës”.
E fotografia e parë ka të bëjë gjithashtu me prijësit fetar, ku Thaçi shihet teksa mban fjalim dhe e dëgjojnë dy prijësit kryesor të fesë.
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHashimThaciOfficial%2Fposts%2F1373307786072910&width=500″/]
Kjo nuk i ka shpëtuar as ndjekësve të presidentit që e kanë komentuar për imitimin e Ramës./Insajderi.com
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/comment_embed.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHashimThaciOfficial%2Fphotos%2Fa.462757960461235.1073741825.215598455177188%2F1373307736072915%2F%3Ftype%3D3%26comment_id%3D1373431306060558&include_parent=false”/]