Thaçi konfrontohet me Hahnin për “bashkimin kombëtar”

Thaçi konfrontohet me Hahnin për “bashkimin kombëtar”

Hashim Thaçi i ka kthyer përgjigje komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropia, Johannes Hahn, pasi zyrtari i lartë i BE-së e quajti të “papranueshme” deklaratën e Thaçit për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Thaçi i ka thënë komisionerit Hahn se “Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë.”

Thaçi ka thënë se projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i Serbisë.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së. Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë”, u shpreh Thaçi.

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, tha sot në Bruksel se janë të papranueshme dhe kundërproduktive deklaratat e disa liderëve në rajon që thërrasin për ndryshimin e kufijve. /Insajderi.com