Thaçi kërkon formimin e komisionit hetimor për peticionin e opozitës

Thaçi kërkon formimin e komisionit hetimor për peticionin e opozitës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka kërkuar në konferencën për media siç ka thënë ai themelimin e një komisionit hetimor për peticionin e opozitës kundër marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

“Ky proces i këtij peticioni në të cilin thuhet se janë mbledhur 200 mijë nënshkrime do të bëhet transparent dhe do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor për këtë peticion”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka akuzuar liderët e opozitës posaçërisht Ramush Haradinaj për përdorim të kauzës së demarkacionit për qëllimin e ardhjes në pushtet.