Thaçi: Jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së

Thaçi: Jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  gjatë takimit që sot ka zhvilluar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson, ka thënë se Kosova është e kërcënuar nga vonesa e BE-së.

“Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon”, ka thënë Thaçi, njofton zyra për media e presidentit.

Ndërkaq kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehur përkrahje për anëtarësim në BE.

“Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndër fqinjësor në rajon”, ka thënë ai. /Insajderi.com