Thaçi: Jap dorëheqje nëse nuk bëhet ushtria

Thaçi: Jap dorëheqje nëse nuk bëhet ushtria

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të dorëhiqet nga pozita e tij nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton projektligjin që e transformon FSK-në në ushtri të Kosovës.

Ai këtë zotim e ka dhënë gjatë emisionit Debat të RTK-së, i cili do të transmetohet sonte.

Thaçi ka thënë se ushtria e Kosovës do të bëhet “në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtare.”

“Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore”, ka thënë ai.

Ai ka bërë një falënderim ndaj Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për angazhimin e tij rreth kësaj çështje.

“Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin