Thaçi iu drejtohet me një mesazh për ditën e nesërme

Thaçi iu drejtohet me një mesazh për ditën e nesërme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar me disa fjalë qytetarëve të Kosovës dhe kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet e nesërme.

Thaçi në një status në Facebook është shprehur i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që sipas tij, tashmë i kemi vendosur si shoqëri.

“Në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash. I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt”.

“Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri. I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme”, ka shkruarThaçi.