Thaçi ia dorëzon Veselit projektligjin për transformimin e FSK-së

07.03.2017 11:22
Thaçi ia dorëzon Veselit projektligjin për transformimin e FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit Kadri Veseli propozimin për ndryshimin e Ligjit për FSK-së.

Këtë e kishte paralajmëruar dy ditë më parë presidenti gjatë fjalimit për Epopenë e UÇK-së të mbajtur në kazermën e FSK-së.

Megjithatë, Hashim Thaçi, tash e sa kohë e kishte premtuar se do ta shndërronte FSK-në në ushtri të Kosovës.

Sipas ndryshimeve të propozuara nga presidenti, FSK-ja pritet të mos e ndryshojë emrin, por të zgjerohen kompetencat e saj./Insajderi.com