Thaçi fton Vuçiqin ta vizitojë Kosovën  

25.11.2017 18:26
Thaçi fton Vuçiqin ta vizitojë Kosovën  

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të vizituar Beogradin.

Thaçi, në një intervistë dhënë mediumit serb, “Remarker”, është shprehur i hapur që ta pres homologun e tij serb, Vuçiq, në Prishtinë, të cilit edhe i ka dërguar ftesë publike, raporton Koha.net.

“Vuçiq është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu ka folur për të ardhmen dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për hapat që këto dy vende duhet t’i bëjnë drejt BE-së.