Thaçi fton deputetët ta votojnë demarkacionin, “pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave”

Thaçi fton deputetët ta votojnë demarkacionin, “pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

“I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij, demarkacioni duhet të kaloj sot. “Kjo është ajo që e presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit”, ka shkruar presidenti.

Sipas tij,  vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullnet i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane.

“Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar”, ka shkruar në fund presidenti Thaçi. HTH