Thaçi flet për ish-presidentin Rugova

Thaçi flet për ish-presidentin Rugova

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se çfarë mendon për presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Në një intervistë  për gazetën “Bota Sot” ka thënë se ai ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës., andaj e cilëson si njeri të vlerave dhe kontribuues.

“Hashim Thaçi: Ju e shihni që në zyrën time e kam fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacollit, Presidentes Jahjaga. Rolin e secilit e vlerësoj. Presidenti Rugova ka qenë Presidenti i parë i Kosovës së para pavarësisë, i angazhimeve, për padëgjueshmërinë e qytetarëve ndaj Serbisë, i kultivimit të raporteve të Kosovës me SHBA-të dhe botën perëndimore, dhe në të njëjtën kohë besoj që ka dhënë kontributin e vet, brenda mundësive dhe potencialeve të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, për mua mbetet një personalitet i njohjes së vlerave dhe kontributit për lirinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse do ta kishte të njëjtin sukses si lider po të ishte Rugova gjallë, Thaçi është shprehur:

“Unë nuk mund të paragjykoj se si do ishte nëse Presidenti Ibrahim Rugova, nëse nuk do të vdiste, sikur që nuk mund të parashikoj, se çfarë do të ndodhë në Kosovë pas Hashim Thaçit”.