Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare po ndikohet nga politika serbe

Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare po ndikohet nga politika serbe

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shtyrja e vendimit për lirimin e Ramushit është padrejtësi në shumë rrafshe.

“E para, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë. E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe”, ka shtuar ai në Facebook.

“Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se “drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin”.

“Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij”, ka përfunduar ai./Insajderi.com