Thaçi dekoron Driton Kukën me medalje për “Merita të Veçanta”

Thaçi dekoron Driton Kukën me medalje për “Merita të Veçanta”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar trajnerin e Majlinda Kelmendit, Driton Kukën me medaljen “Merita të Veçanta”.

Presidenti Thaçi tha se suksesi i Majlindës ndërlidhet me punën, kreativitetin, shkathtësitë e Driton Kukës.

“Kjo dëshmoi edhe njëherë se aftësitë tona, shkathtësitë e bëmë të veten. Puna e Dritonit ka bërë që sportistët tonë të kenë në vende të botës. Kjo ka bërë që të forcohet edhe identiteti ynë shtetëror” ka thënë ai.

Thaçi ka theksuar se Kosova u bë e njohur edhe botërisht përmes fitores së Majlindës.

“Ndihem mirë qe sot kam takuar Dritonin i cili ka nxjerrë sportistë. Duke u bazuar më suksesin tuaj dhe kjo natyrisht është sukses dhe kam vendosur të ndaj medaljen e meritave të veçanta për ju”, ka thënë ai.

Driton Kuka ka thënë se medalja në Rio ishte kulmi, por siguroi se në të ardhmen do të nxjerrë edhe tjerë kampionë, shkruan Ekonomia Online.

“Besoj që edhe në të ardhmen do të punoj dhe do të angazhohem që të nxjerrë edhe kampionë të tjerë duke për të forcuar shtetin”, ka thënë ai.

Ndërsa presidenti Thaçi ka thënë se ka filluar edhe procedurat që për këta të punojmë edhe për pasaporta diplomatikë në mënyrë që këta të marrin pjesë në të gjitha garat.