Thaçi: Çështja e personave të zhdukur të mbyllet sa më parë

Thaçi: Çështja e personave të zhdukur të mbyllet sa më parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për ditën  personave të zhdukur.

Ai është shprehur se kjo ditë na kujton edhe një herë dhimbjen që ndiejnë familjarët, por edhe e tërë shoqëria, nga kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur, shkruan Insajderi.

“Na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë. E tërë shoqëria duhet të angazhohemi sa më shumë që kjo çështje të mbyllet sa më parë”, ka shkruar ndër tjerash presidenti Thaçi.

Thaçi ka thënë se do të mbetet i përkushtuar që të vazhdoj të kërkoj që çështja e personave të pagjetur në Kosovë të zbardhet, për secilën familje dhe kjo plagë duhet të mbyllet.

“E përkrahi çdo iniciativë, në Kosovë dhe në botë, që synon të fuqizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që lufton praktikat e abuzimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që rezultojnë me zhdukjen e personave”, ka përfunduar presidenti Thaçi. /Insajderi.com