Thaçi anashkalon kryeministrin Mustafa, bisedë telefonike me Aleksandër Vuçiq

Thaçi anashkalon kryeministrin Mustafa, bisedë telefonike me Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se pak më parë ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në llogarinë e tij në Facebook, presidenti Thaçi ka shkruar se ata kanë biseduar  që “nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Biseda e presidentit Thaçi me homologun e Isa Mustafës, lë nën hije atë, të cilët ditë më parë me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, janë  takuar me Aleksandër Vuçiq dhe me homologun e presidentit Thaçi, presidentin serb Tomislav Nikoliq.