Thaçi: 18 vite më parë u mbyllë terrori i Serbisë në Kosovë

Thaçi: 18 vite më parë u mbyllë terrori i Serbisë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të caqeve serbe dhe mbylljen e kapitullit të terrorit shekullor të Serbisë në Kosovë.

“Më 24 mars 1999 filloi bombardimi i caqeve policore dhe ushtarake serbe nga Aleanca ushtarake më e fuqishme e globit – NATO. Me këtë intervenim po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë dhe po hapej rruga e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar të gjithë ushtarët e NATO-s që kanë humbur jetën në shërbim të Kosovës.

“Sot kujtojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve dhe shërbimit në Kosovë, por edhe nderojmë aleatët tanë që e përmbushën premtimin për lirinë tonë. Sot, 18 vjet më vonë, ne synojmë që në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë perëndimorë të bëhemi anëtarë të NATO-s, që nesër edhe ne të kontribuojmë anekënd botës për ruajtjen e paqes”, ka shkruar Thaçi./Insajderi.com