Deputeti i LDK-së: Teuta Rugova po sakrifikon votën për PAN-in për ta shpëtuar vëllanë

Deputeti i LDK-së: Teuta Rugova po sakrifikon votën për PAN-in për ta shpëtuar vëllanë

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, në emisionin “InfoBox” në RTV Dukagjini, ka folur edhe për vendimin e Teuta Rugovës për të votuar koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN).

“Ne kemi respekt për veprën e madhe të presidentit Rugova por që Teuta ka ra pre e shantazhit dhe kushtëzimit të vëllait të saj. Uka ka bërë veprime antiligjore duke përdorur edhe dokumentacionin e kompanisë sime duke përdorur për falsifikime”, ka thënë Kelmendi

“Uka e ka përdorur Elkos-in për të gjitha vulat e falsifikuara nënshkrimet dhe vendimet e ndryshme, i ka nënshkruar Ukë Rugova dhe i ka prezantuar në ambasada si punëtorë i Elkosit, Ukë Rugovës dhe unë kur e kam pa këtë Ukë Rugova dhe vazhdon të qëndroj nëpër restorante që janë të thirrur për ta luftuar korrupsionin dhe ky ka qenë kushti që Teuta Rugova është dashur ta shpëtoj vëllanë e saj nga veprimet kriminale”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka shtuar se nëse Teuta voton PAN-in, ajo nuk mund të ulet me LDK-në.