Teuta Rugova bashkë me deputetët e PAN-it nuk marrin pjesë në seancë

Teuta Rugova bashkë me deputetët e PAN-it nuk marrin pjesë në seancë

Deputetja e koalicionit LAA-së Teuta Rugova as në vazhdimin e katërt të seancës konstituive të Kuvendit nuk është parë në sallë.

Të pranishëm në Kuvend, sipas kryesuesit Adem Mikullovci janë vetëm 55 deputetë në sallë, dhe kjo nuk mundëson kuorumin për vazhdimin e seancës.

Mikullovci tha se për këtë kërkon 15 minuta pauzë.

Në sallë, përveç deputetëve të koalicionit PAN, kanë munguar edhe deputetët e minoriteve.