Tetë gjykatat ndërkombëtare që ndoqën kriminelët e luftërave botërore

Tetë gjykatat ndërkombëtare që ndoqën kriminelët e luftërave botërore

Teksa Rusia ka konfirmuar se nuk ka të bëjë asgjë me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, dhe tre vende afrikane kanë paralajmëruar tërheqjen, pasi të hënën u botua një raport në të cilën thuhet në këtë gjykatë të bazuar në Hagë të Holandës, forcat ushtarake amerikane dhe CIA mund të kenë kryer krime lufte në Afganistan, “Associated Press” ka bërë një listë të gjykatave ndërkombëtare të themeluara qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve është një nga disa gjykatat e tilla që kanë ndjekur penalisht krimet e luftës dhe krimet e tjera në konfliktet në mbarë botën.

Kjo është lista e këtyre gjykatave.

Gjykata Ndërkombëtare Penale

E themeluar në vitin 2002, në Hagë, Gjykata Ndërkombëtare Penale është gjykata e parë e përhershme e krimeve të luftës me shtrirje globale. Ajo u ngrit për të ndjekur penalisht të dyshuarit e konsideruar si përgjegjës për krime më të rënda, duke përfshirë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Ajo aktualisht përbëhet nga 124 vende anëtare, edhe pse tre vendet afrikane kanë njoftuar kohëve të fundit se do ta braktisin. SHBA, Rusia, Kina dhe Siria janë në mesin e vendeve që nuk e kanë nënshkruar themelimin e kësaj gjykate.

Deri më tani, të gjitha gjykimet e kësaj gjykate janë përqendruar në krimet e bërë në Afrikë, por gjykata më vonë zhvilloi hetime preliminare në të gjithë botën, dhe së voni, duke përfshirë edhe ekzaminimin e pretendimeve për krimet në Afganistan dhe përdorimin e teknikave të ashpra të marrjes në pyetje nga forcat amerikane dhe CIA.

Tribunalet e Nurmbergut dhe Tokios

Të dy gjykatat u themeluan nga aleatët fitimtar pas Luftës së Dytë Botërore, që hedhën edhe themelet për tribunalet moderne ndërkombëtare.

Gjykata ndoqi lider politik e ushtarak të regjimit nazist të Gjermanisë dhe përgjegjësit e luftës në Japoni.

Ndryshe nga gjykatat e fundit, të cilat kërkojnë të ndjekin penalisht krimet e kryera nga të gjitha palët e përfshira në konflikte, Tribunalet e Nurembergut dhe Tokoops akuzon vetëm të dyshuarit nga pala humbëse e Luftës së Dytë.

Tribunali Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë

E themeluar në objektet e një kompanie sigurimesh në Hagë, gjykata e themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara u ngrit për të ndjekur penalisht krimet më të rënda të luftërave që shpërthyen në Jugosllavinë që nisi të shpërbëhej në vitet ’90.

Gjykata akuzoi 161 të dyshuar dhe është ende në përpjekje ta zbardhë të vërtetën për ish-komandantin ushtarak serb, gjeneralin Ratko Mlladiç, mbi të cilin rëndojnë akuza për gjenocid.

Kjo gjykatë ka dënuar edhe ish-kreun e ushtrisë serbe Radovan Karaxhiç për gjenocid. Ai është dënuar për nxitje të konflikteve në të gjithë ish-Jugosllavinë, ndërsa ish-lideri serb Slobodan Millosheviq kishte vdekur disa ditë para se rasti i tij të mbarojë.

Tribunali Ndërkombëtarë për Ruandën

Gjykata e themeluar nga OKB-ja kishte synim që zbardhë të vërtetën për gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë, ku u akuzuan 93 persona. Tetë prej tyre ende llogariten të arratisur.

Gjykata e cila kishte selinë në Arusha të Tanzanisë, dënoi dhjeta njerëz për rolet e tyre në masakrën e mbi 800 mijë Tutsive dhe Hutuve të moderuar. Një ish-kryeministër, Jean Kambanda u deklarua fajtor dhe i është dhënë dënim me burg të përjetshëm.

Ajo mbylli zyrtarisht dyert e saj vitin e kaluar, duke i kaluar rastet e hapura Tribunalit të ish-Jugosllavisë.

Dhoma e Gjykatave të Kamboxhias

E themeluar nga OKB-ja në vitin 2006, ky institucion i së drejtës u themelua për të sjellë para drejtësisë udhëheqësit e mbretërisë famëkeqe. Gjykata zbaton edhe ligjet lokale të Kamboxhias edhe ato ndërkombëtare, për të ndjekur kriminelët të krimeve brutale të kryera mes viteve 1975-1979 gjatë mbretërimit të Khmer Rouge që qoi në vdekjen e 1.7 milionë kamboxhianëve përmes ekzekutimit, urisë dhe mungesës së kujdesit shëndetësor.

Gjykata ka dënuar shumë persona, përfshirë edhe Khieu Samphan, kreun e regjimit dhe Nuon Chea, krahu i djathë i liderit të grupit, dhe Pol Potit një tjetër figurë e rëndësishme e kësaj periudhe makabre në historinë e njerëzimit. Të gjithë këta u dënuan me burgim të përjetshëm.

Gjykata Speciale për Sierra Leone

E themeluar në vitin 2002 për të ndjekur penalisht krimet më brutale të viteve 1991-2002 gjatë luftës civile në Sierra Leone, e përfundoi punën e vet në vitin 2003.

Gjykata e themeluar nga OKB-ja është mbështetur financiarisht nga kontributet vullnetare dhe ishte gjykata e aprë ndërkombëtare selia e së cilës ishte në vendin ku janë kryer krimet.

U akuzuan 10 të dyshuar,  por u dënuan vetëm 9 prej tyre, përfshirë edhe ish-presidentin Liberian, Charles Taylor, i cili u dënua me 50 vite burg për rolin e tij në këtë konflikt.

Tribunali Special për Lebanon

Me seli në Holandë, ky Tribunal u hap në vitin 2009 për të ndjekur penalisht përgjegjësit për vënien e një bombe në një kamion në Bejrutm, që kishte ndodhur me 14 shkurt të vitit 2005. Aty mbeten të vrarë ish-kryeministri i Libanit, Rafik Hariri dhe 21 persona të tjerë.

Gjykata ka një përzierje të gjykatësve ndërkombëtarë dhe libanez. Punon duke u bazuar në ligjet libaneze. Gjykata është duke u përpjekur që gjejë dhe dënoj katër anëtarë të dyshuar nga policia Hezbollah, si të dyshuar për kryerjen e vrasjes së Haririt. Ata janë në arrati. Rasti kundër një të dyshuari tjetër u ndërpre në fillim të këtij viti, pasi ai u vra në Siri.

Gjykata Speciale e Kosovës

Kjo gjykatë ka të bëjë me krimet kundër njerëzimit, krime të luftës dhe krime të tjera të kryera në Kosovë në mes të vitit 1998 dhe 2000. Dhomat e gjykatave të Bashkimit Evropian janë të mbështetura edhe nga sistemi i Kosovës, duke aplikuar ligjet e saj, por me seli në Hagë.

Dhomat nuk kanë ngritur ende ndonjë aktakuzë.